>
LETERSISHQIP
Vasil Çuklla

Jam Edhe S'jam

Jam!
E ndjej...
Diku gjetkë, kam shtëpi.

Adresën,
s’mbaj mend
Rrugën,
nuk e di...
Nuk di, ç’t’ju rrëfej!

Andaj them – se s’jam!
Nuk jam ky, që sheh...
Nuk jam ky, që prek...

Diçka tjetër jam...
Jam, ndoshta, një teh
Thellë kurbës,
përkulur
Thellë kurbës, që rrek!

Nuk jam i matertë
jam hije,
jam vrimë...

S’jam ai, që sheh!
Jam vrimë, e tërfrymë!
Jam dashuri, e tërkohë, e mermertë!

Jam!
Dhe dua,
të më shoh!...
Të më prek!
Të më marr, erë.

Dhe s’mendova, kurrë
Sa njerëz harbojnë,
dëshirës së dlirë.

O Zot, sa të tjerë,
klisheve të lirë!

Sa njerëz, o Zot!... Sa të mirë!