>
LETERSISHQIP
Vasil Çuklla

Nënë-Nënoke-Mama

N - ë trishtin e jetës, më e bukura melodi
Ë - ndërr ëndërruar, në netët pa gjumë
N - ektar buzës rreshkur, e pamasë dashuri
Ë - ngjëll ëngjëlluar, herë dallgë me shkumë!

N - ë jerm e në çartje, në terr - rreze dritë
Ë – mbëlane si ty, nuk gjendet kërkund
N – ënoke të puth fort dhe duart dhe sytë
O – ikonë shenjtërimi, o mall i pafund
K – ryeshenjtore Nënë, hare thell në shpirt
E – shtër eshtëruar, që lodhja s’të mund.

M – ë e bukura lule, luluar parajsës
A – thua Perëndia, me dorë të mbolli
M - aria të dha forcën, madhërisht të flasësh
A – gut pranveror, kur jetës të solli!