Vasil Çuklla
Kënga E Haresës
Motmot më ke dashur,
mban mend?
Vërsnike pranverës,
erë e trëndelinës
Gjithë lulet e Majit,
si kurora e vesës
Përmbi flokë të rrijnë,
zë i gjeraqinës!...
Këngë tretur, haruar, honesh të haresës!
Ato sy të shkruar,
mesqiellit të ballit
Ndrinin si ndrinë diejt,
e nata s’do hënë.
Vetulla gajtan,
ujdhesë gurëzallit.
Buzët kafshojnë ëmbël,
atë fjalë, pathënë...
Këngë tretur, haruar, honeve të mallit!
Ajo gush pëllumbi,
ky gjoks i arrirë
Marrur m’a kanë mëndjen,
më bënë ujem
Si gurin, ngadalë,
pikëuji ka grrirë
Më grryen, më shqyen,
kujt hallin t’i them?!
Këngë tretur, haruar, motmotesh e ngrirë!
mban mend?
Vërsnike pranverës,
erë e trëndelinës
Gjithë lulet e Majit,
si kurora e vesës
Përmbi flokë të rrijnë,
zë i gjeraqinës!...
Këngë tretur, haruar, honesh të haresës!
Ato sy të shkruar,
mesqiellit të ballit
Ndrinin si ndrinë diejt,
e nata s’do hënë.
Vetulla gajtan,
ujdhesë gurëzallit.
Buzët kafshojnë ëmbël,
atë fjalë, pathënë...
Këngë tretur, haruar, honeve të mallit!
Ajo gush pëllumbi,
ky gjoks i arrirë
Marrur m’a kanë mëndjen,
më bënë ujem
Si gurin, ngadalë,
pikëuji ka grrirë
Më grryen, më shqyen,
kujt hallin t’i them?!
Këngë tretur, haruar, motmotesh e ngrirë!
Komente 0