Vasil Çuklla
Marr-Dhënie
Ti,
për mua,
ishe gjithshka!
Ti,
ishe "ka!"...
Ishe,
"nuk ka!"
Ti,
për mua,
ishe gjithshka!
Ti,
ishe "s’ka",
kur vërtet kish.
Ti,
ishe "ka",
kur vërtet, "s’kish".
Ti,
për mua,
ishe gjithshka.
Ishe,
si thonë...
Thela, mbi bisht!
Ti,
ishe "jap"...
Jap,
se më dha!
Ti,
ishe "marr!"...
Marr,
se m’a ka.
Ti,
ishe marr,
nga gjithë sa s’ka!
Ti,
ishe... "jap",
tepëron ca.
Mbetesh për mua,
ç'quhet,
gjithshka!
Ti,
ishe "fal"...
Fal,
nga ç’më fali...
Ti,
ishe mall,
m’i shtrenjtë nga malli...
Ti,
ishe tym...
Ti,
ishe flakë...
U ndamë,
s’u vramë
s’pritëm dhe pak...
Ti,
për mua,
mbetesh, gjithshka!
E lodhin fjalën,
fjalë të mëdha!
Fjala e lodh, që nuk u tha!
për mua,
ishe gjithshka!
Ti,
ishe "ka!"...
Ishe,
"nuk ka!"
Ti,
për mua,
ishe gjithshka!
Ti,
ishe "s’ka",
kur vërtet kish.
Ti,
ishe "ka",
kur vërtet, "s’kish".
Ti,
për mua,
ishe gjithshka.
Ishe,
si thonë...
Thela, mbi bisht!
Ti,
ishe "jap"...
Jap,
se më dha!
Ti,
ishe "marr!"...
Marr,
se m’a ka.
Ti,
ishe marr,
nga gjithë sa s’ka!
Ti,
ishe... "jap",
tepëron ca.
Mbetesh për mua,
ç'quhet,
gjithshka!
Ti,
ishe "fal"...
Fal,
nga ç’më fali...
Ti,
ishe mall,
m’i shtrenjtë nga malli...
Ti,
ishe tym...
Ti,
ishe flakë...
U ndamë,
s’u vramë
s’pritëm dhe pak...
Ti,
për mua,
mbetesh, gjithshka!
E lodhin fjalën,
fjalë të mëdha!
Fjala e lodh, që nuk u tha!
Komente 0