Vasil Çuklla
Lule, E Luluar!
Baritore
Lule, e luluar...
Sy e ball, hënuar,
ylber i harkuar
Lule, e luluar,
ëndërr, ëndërruar!...
Lule, e luluar...
Lot, i përvëluar,
mbi qerpikun shkruar
Lule, e luluar,
ëndërr pa plotsuar!...
Lule, e luluar...
Sa kam dëshiruar,
të mba në duar
Lule, e luluar,
ëndërr e vonuar!...
Lule, e luluar...
Yll në të aguar,
ujë kroi, kulluar
Lule, e luluar,
sa jam dashuruar!
Lule, e luluar...
Ikonë shenjtëruar,
mollë e pa kafshuar
Lule, e luluar,
këngë e pa kënduar...
Pa eja moj lule,
jak tek unë, një herë
Të më bjesh beharë,
të më sjellç’ pranverë!
S’të kërkova pajë,
s’të kërkova prikë
Pa eja, moj lule,
jak tek unë, një çikë...
(Në mos, nuk të lënçin... Jak dhe më mbyll sytë!)
Sy e ball, hënuar,
ylber i harkuar
Lule, e luluar,
ëndërr, ëndërruar!...
Lule, e luluar...
Lot, i përvëluar,
mbi qerpikun shkruar
Lule, e luluar,
ëndërr pa plotsuar!...
Lule, e luluar...
Sa kam dëshiruar,
të mba në duar
Lule, e luluar,
ëndërr e vonuar!...
Lule, e luluar...
Yll në të aguar,
ujë kroi, kulluar
Lule, e luluar,
sa jam dashuruar!
Lule, e luluar...
Ikonë shenjtëruar,
mollë e pa kafshuar
Lule, e luluar,
këngë e pa kënduar...
Pa eja moj lule,
jak tek unë, një herë
Të më bjesh beharë,
të më sjellç’ pranverë!
S’të kërkova pajë,
s’të kërkova prikë
Pa eja, moj lule,
jak tek unë, një çikë...
(Në mos, nuk të lënçin... Jak dhe më mbyll sytë!)
Komente 0