Vasil Çuklla
Në Zhveshje...
Zhvishu, të lutem, përshpirtshëm, ngadalë...
Leri poret e lëkurës, të ulërijnë nën frymë
Lermë mua, të hesht, pa thënë asnjë fjalë
Lermë mua, të epem, si lulja nën brymë
Lermë mua, ndërkryer, nga vetja të dal!
Zhvishu ti, të lutem, përshpirtshëm, ngadalë!
Lëre gjoksin të derdhet, atë gjoks të përkorë
Ato sumbuj të errëta, q’u ngjajnë natës së gjatë
Ato lule jasemini, që s’u bënë kurrë kurorë
Ato lule gladiolë, që s’i prek dorë e ngratë
Ato lule tulip, që i zgjojnë sytë qorr...
Zhvishu, të lutem, më shpëto nga kjo natë!
Lere bustin mermer, që sytë kanë haruar
Lere trupin e brishtë, sytë e mi të qorrojnë.
Ler ijet dhe kofshë, përmes dritave shuar
Ler deltën mes kofshësh, si nepërkë të kafshojë
Deltën, ku jeta, mëkatesh ka shkuar...
Tani, më mirë vdes, nga ç’mundem të rroj!

Komente 0