>
LETERSISHQIP
Vasil Çuklla

Sepse...

Mbështes buzët,
e etur,
përmbi buzët e tua.
Të shuaj etjen
time,
në të tyren, frymë!
Si flutur e kapitur,
agjeve në brymë
Mbas natës
në lojën,
"më do dhe të dua!"
Bletëz lozonjare,
me flatrat e djersitur.

Frymoj
"ah-un" tënd,
thellëshpirtit
drithëruar.
Një "ah" virgjëror,
si fjalë e pathënë
Ajrisë mbetur pezullt,
haruar e lënë...
Tek trupi yt,
rrënqethet,
në të mijat duar
Dritëhënës së mefshë,
mesnatës së mjegullt!

Frymoj jetë,
buzësh mjalt
edhe dehem
Rrëshqas gishtat...
Trupin tënd
përkëdhel
Emblema e hënës,
herë fshihet,
herë del
Luajnë magjishëm drit-hijet,
tek prehem...
Se gjithmonë të kam dashur,
përshpirtjeve them!