Vullnet Mato
Ora E Meridianit Të Drapër E Çekanit
Kur ora e meridianit lindor, mbeti pas Grinuiçit,
nga dështimi i zemberekun të dobët të asaj ore,
bota e quajti, ora dështake e meridianit të hiçit,
që la pas, prapambetje dhe krime çnjerëzore.
Por disa të fiksuar te meridiani i drapër e Çekanit,
ndonëse u kthyen me Perëndimorin, në Grinuiç,
u ka mbetur ora te 8 nëntori i 200 bijve të tiranit,
që korrën koka me drapër dhe i shtypën me çekiç.
Ata duan, në shekullin e ri, të përparimit njerëzor,
të kthejnë përsëri kohën e asaj ore të dështuar,
për të ecur sërish, sipas ritmit të meridianit Lindor,
me kohën e humbur, në një shekull disfatash provuar.
Shtrëngojnë vidat dhe rondelat e orës, gjer në fund,
duke u hequr trashëgimtarëve të përndjekjes politike,
shpërblimin e etërve, për gjakun dhe rropatjen me dhunë,
të njohur nga forumet botërore, si frymëmarrje jetike.
Harruan, se i përndoqën bijtë e tyre, deri në tre breza,
me internime, lënie pa punë dhe pa të drejta arsimore,
u bënë mizoritë më të egra, me nëntëdhjetenëntë të zeza,
deri te shtetëzimi përgjithmonë, i pasurive stërgjyshore.
Dhe prapë, ato persekutime, s’u duken të mjaftueshme,
duan t’u mohojnë të drejtat e reja, me ligje të kamufluar,
t’i lënë të mjerë, jo më për tre, po shtatë breza më tutje,
derisa të zhduken, që të mbeten zotër të kuqtë e dështuar.
Por koha dëshmon, se ka mbaruar ora e meridianit të hiçit,
qëkur Lindja, me diktaturën e përmbysur katërcipërisht,
u kthye e tëra, tek ora e meridianit Perëndimor të Grinuiçit
siç ka qenë, qëkur u krijua konventa e pranuar botërisht...

Më shumë nga Vullnet Mato
- Varrezat E Fjalëve
- Rrëshqitje E Lumtur
- Një Copë Qiell I Braktisur
- Epërsia E Kalit Vraparak
- Mbështetja Te Supet
- Je Shi Dhe Diell Për Mua
- Pendim Pas Pësimit Vdekjeprurës
- Eros Me Komshien Brenda Varrit
- Turp I Turpeve
- Shkreptima Në Gjumin E Mesnatës
- Fryma E Zvarranikut Të Injorancës
- Kryeputhja E Kësaj Bote
- Diamantet E Lotëve
- Shembulli Pozitiv I Mbretërisë
- Mos M'u Afro, Se Të Vdes!
- Na Mbytën Mashtruesit
Komente 0