>
LETERSISHQIP
Vullnet Mato

Rrëshqitje E Lumtur

Për gruan jetësore
Pas shumë ecejake, me sfilitje plot mundime,
duke derdhur djersë e duke grisur këpucë,
kur më kapi rob, të dashurisë me luftime,
atëherë ajo më fali jetën dhe gjysmë buzë...

Afrova pakëz buzët, te buza e saj e ëmbël,
ku kish dy pite mjalti, të bletës në koshin bosh,
ndjeva dridhmë të fortë nga koka të këmbët,
dhe atë çast, padashur rrëshqita poshtë.

Aty gjeta ato lodra që më kishin munguar
dhe lodrova pakëz me ngazëllim të plotë,
por më shkundi rryma, trupin e dridhmuar,
dhe atë çast padashur rrëshqita më poshtë.

Pastaj më zunë befas, ca ethe me gjëmime,
që më rrëzuan përmbys te këmbët me agoni,
ku shkrepja e fortë me shkarkim vetëtime
më shkriu dhe na saldoi së bashku të dy!...

Atë truall trupor, me rrëshqitje vrundull,
nuk besoja ta kish femër tjetër në botë,
ku me rënkime në humnerën e lumtur,
rashë brenda saj dhe nuk dola më dot!...