Vullnet Mato
Pse, O Të Rinj, Lini Atdheun Të Plaket?
Dëgjova në media, se një qytet, sa Fieri në fushë,
ka vërshuar së fundi, në arratisjen përtej deteve.
Një qytet më pak, në gjeografinë tonë të ngushtë,
qytet që s’e shkulnin, as gërmadhat e tërmeteve.
Kush e ka fajin, që të marrë rrugët e përtej deteve,
një qytet me Myzeqenë pranë oxhakut të shtëpisë,
Koka jonë, që nuk u ngjan aspak kokave të etërve,
apo politika rrugaçe, që shtron rrugët e rrugaçërisë?
Për të lënë prapa, fusha të blerta e male me lëndina,
ku mund të hanë grurë e të pinë verë, Berlini e Parisi.
Se s’mund të iket kot, nga trojet me bilbila e gjeraqina,
ku pjergullat plor rrush, përdridhen edhe në degë lisi.
Po vërshimin e tërbuar, larg nga nëna dhe nga shtëpia,
larg varreve fisnore, lindjeve e martesave plot gëzime,
na e shkaktojnë të dyja njëherësh, koka dhe qeveria,
që zgjedh koka jonë, përherë e pangopur me premtime.
Pastaj na qajnë vajtojcat e zorrëve nën lëkurën e barkut,
aq sa tkurremi e tretemi, deri tek palca e fyejve në eshtra,
kur ata që na ushqejnë me rrena, trashen si derrat e tharkut,
duke gatuar për ne, tava më të mëdha me gënjeshtra...
Pse, o të rinj, e lini atdheun të plaket, të punoni për botën,
duke u shpërndarë, nga sytë këmbët, si zogjtë e korbit?
Kur për këto brigje atdhedashësit e parë, kanë falur kokën,
të lulëzonte në Ballkan, bashkimi i gjokseve të kombit!...

Më shumë nga Vullnet Mato
- Të Biesh Në Dashuri
- Ora E Meridianit Të Drapër E Çekanit
- Varrezat E Fjalëve
- Rrëshqitje E Lumtur
- Një Copë Qiell I Braktisur
- Epërsia E Kalit Vraparak
- Mbështetja Te Supet
- Je Shi Dhe Diell Për Mua
- Pendim Pas Pësimit Vdekjeprurës
- Eros Me Komshien Brenda Varrit
- Turp I Turpeve
- Shkreptima Në Gjumin E Mesnatës
- Fryma E Zvarranikut Të Injorancës
- Kryeputhja E Kësaj Bote
- Diamantet E Lotëve
- Shembulli Pozitiv I Mbretërisë
Komente 0