Agron Shele
Disident Në Mileniumin E Tretë (Agron Tufës)
Bashkë nuk jemi takuar asnjëherë
veç përshëndetur për së largu
në ato distanca që ndajnë kufij e shtete,
por di që përbrenda vlon e njëjta dëshirë,
jo e atij kohezioni
që kërkon pëndjekje gjer në të fundit ligësi,
as predikime që heshtas mërmërijë murgjrit
e luten,
se ndoshta gjaku i Krishtit do falë mëkatin e a tij që ka humbur udhën njeri,
por ekuinoksit të stinëve,
që një dimër të rrëzohet shpateve të atdheut
e i ftohti ngrirje
të tretet rrezeve të dashurisë hyjnore
pranverës së rikthyer sërish
pëqafimeve me të vetmin Diell.
Sigurisht e di, që rruga e gjatë kalon përherë mes honeve
e shpesh e më shpesh rrëzon në greminë,
por kurrë nuk braktis shenjti i tokës
di të ngrihet përherë mbi stuhitë
është dishepull i vetë jetës
që prek me krahë qiellin e lirisë.
Ti sot je zëri i atyre
që nga dhembja e nëtokës ende rënkojnë
kaq i dlirtë tingulli kumbon
e si fëshfërimë e pyjeve më të lashtë jehon
dhe floku, që mbi tela bardhësinë borë shtron
të mundë rrethimin e vegjëlisë prangosje
të shndrijë mes mjegullave dekadat fshehje
tempujve martirë në memorien shekull.

Komente 0