>
LETERSISHQIP
Agron Shele

Nuk Dua Ta Besoj

elegji
Unë nuk mund ta besoj
se si një ëndërr shuhet
mes psaltit të rremë dhe një gjenerate shuar,
kur di
që mes thonjsh kapej pas jetës
për më shumë dritë për të nesëmen
shpresë e gjeraqinave që zgjonin mëngjeset
e këndonin pë të sjellur tjetër pranverë
mbjellur gëzimit jetë
në çdo prrall e lëndinë
si lulet më të bukura
që do shpërndanin petalet flatra në gjithë kaltërsinë.

Mos u çuditni që unë qaj
për atë pafajësi të fsheur çarçafëve të bardhë
qefinit që e mbulonte për ç do ditë
e se linte të prehej,
por rrotullohej rrotullës së botës,
si një besim
që do e rikthente sërish në rrugë
tek vraponte,
ohh, të nxitonte farfurimës jetë
si një shpes i bekuar
që prekte pafundësisht lirinë.

Unë vazhdoj të mos besoj
se nuk mund të kuptoj
ato pamje fëmijërore që i ndeshja në rrugë
tek nxitonin,
që të hapnin një portë më tepër
e të çelnin buzëqeshjet trëndafil…!