Agron Shele
Kryqëzatave Të Shpirtit
U nisëm të përbetuar tek një shenjt
burgut të vetvetes
për te vdekur kryqëzatave të shpirtit
eterit që shfaq fytyrën e asgjësë dhe gjithësisë
brenda prehjes së një Zoti
që shikon nga përtejqiejt;
si ecim,
si fundosemi,
si ringrihemi,
për të vazhduar përpjekjen këmbadorazi
të ngjitjes në mundime *Sizifi
duke lënë pas shtëllungat e një tymi
përhapur në formë resh
e lotuar në dhimbje shiu,
si habitat i tokës së zhuritur
për të gjallëruar rrënjët e rimëkëmbjes
së një tjetër shpirti.
E mundimshme kjo sfilitje
brenda të njëjtës kupë,
diku servirur në të ndritshmin serm
diku në një formë druri
që bashkë me rrathët dhe thinjat
numërojnë kohën si shkon
etjes së dehur lakmisë
e dertit që botën sundon.
U nisëm si flakërimë e vogël
që kurrë s’ do të shuhej ndër dhe
oqeaneve të frikshme me një barkë
e mishit tonë në rrezik
betejave të pafundme të kozmosit
përplasur në mëri titanësh
shpëtuar kaosit të mbjellur memories egzistencë
dhe endur prapë në kaos.
Mendimet në gërma nuk janë yshtje,
as kohezion që nxiton të shkruajë të pathënat,
as shenja që depërtojnë humnerës,
e gremisen si përherë në legjendat e "Tokës
pasqyrimit të thelbit në vorbulla iluzionesh
psalteve të ngulitura në shkrimin më të vjetër
si bindje dhe njohje
e të fundit dëshpërim
në heshtje…!
burgut të vetvetes
për te vdekur kryqëzatave të shpirtit
eterit që shfaq fytyrën e asgjësë dhe gjithësisë
brenda prehjes së një Zoti
që shikon nga përtejqiejt;
si ecim,
si fundosemi,
si ringrihemi,
për të vazhduar përpjekjen këmbadorazi
të ngjitjes në mundime *Sizifi
duke lënë pas shtëllungat e një tymi
përhapur në formë resh
e lotuar në dhimbje shiu,
si habitat i tokës së zhuritur
për të gjallëruar rrënjët e rimëkëmbjes
së një tjetër shpirti.
E mundimshme kjo sfilitje
brenda të njëjtës kupë,
diku servirur në të ndritshmin serm
diku në një formë druri
që bashkë me rrathët dhe thinjat
numërojnë kohën si shkon
etjes së dehur lakmisë
e dertit që botën sundon.
U nisëm si flakërimë e vogël
që kurrë s’ do të shuhej ndër dhe
oqeaneve të frikshme me një barkë
e mishit tonë në rrezik
betejave të pafundme të kozmosit
përplasur në mëri titanësh
shpëtuar kaosit të mbjellur memories egzistencë
dhe endur prapë në kaos.
Mendimet në gërma nuk janë yshtje,
as kohezion që nxiton të shkruajë të pathënat,
as shenja që depërtojnë humnerës,
e gremisen si përherë në legjendat e "Tokës
pasqyrimit të thelbit në vorbulla iluzionesh
psalteve të ngulitura në shkrimin më të vjetër
si bindje dhe njohje
e të fundit dëshpërim
në heshtje…!
Komente 0