Agron Shele
Pret Një Hy!
Si mund të besoja se ishe një engjëll
që zbriste përmes ëndrrave të bardha
e fshihje një natë të tërë dimri
që mblidhte të tëra erërat e ftohta
e çdo cicërimë atje në parkun e braktisur përhumbte në fjolla dëbore,
ku ne uleshim dikur
mes atij blerimi që s’ kish të sosur
por as fund
dhe ja
vjeshta i rrëzoi ngjyrat
në qilimin e zverdhur të kohës
tapet për paradën e dhimbjes
ku shkelnin hapa
që thellë në shpirt ndiheshin të vetmuar.
Nuk flas për tingujt,
as muzikën xhaz ardhur nga bari i harruar,
ku poterja dhe gotat mbetur shenjë e kuqe
relike e buzëve të plasaritura
në gjurmë puthjesh
tashmë është shenjë e një qiriu në shuarje
dhe flaka e fundit
mbetet gjurmë njohje
e atij fërgëllimi,
përherë e më i largët
përherë e më i harruar.
Si mund të besoja
se ata hapa ishin çmenduria e jetës
ardhur nga tjetër kozmos
e mbetur flakërimë ylli
në një shpirt që shkrihet me dritën
e rrezaton të njëjtën madhështi,
si perëndeshë e fatit sjellur floknajës dallgë
në vështrime smeraldi
e sharm që bregut të detit pret një *Hy.

Komente 0