Agron Shele
Në Këtë Kohë…
Në këtë kohë,
ku regëtima shiu dëgjohen pemëve të zhveshura
nga shtjellat e qiellit të bronxtë
dhe kokrramat e korbave ngjyer në të verdhë
vetem një pemë drejton trupin
parkut të boshatisur, veçuar
e derdhur rrënjësh murnajës gri,
si vetë koha që gjegj pëshpërimat
e zogjve të fundit,
që s’ dinë ç’ është braktisja
e strehë të vetme kanë një qiparis.
Në këtë kohë
mendimet humbasin
dhe vështrimi ligështohet
në ngjyra të zbehta
mbetur
tatuazh në lëkurë
i prekjes së një stine të dikurshme
rrethuar gjerdanit yjëzuar
me smeralde fshehur
blusë më të thellë shpirtit!
… dhe më pas
një ??ijëzim përthyer prizmit ngjyrë nga kisha e vjetër
xhamash akrelinë
mbushur mërmërima të murgjërve shkuar
tingujve heshtje të kambanores që nuk dëgjohet më
dhe statujës ngritur me krahë të kryqëzuar
në pritjen e faljes së mëkateve të mëdha
a përndjekjes së demonëve stampuar frikshëm kupolës
më të lartë
me sy të djallëzuar
e ngulitur
tek më e shenjta engjëllorja Magdalenë.

Komente 1