Agron Shele
Estatik
Ekstatiku i madh drejtohet si të mundë;
deteve dhe zjarreve
flatrave dhe ngjyrave
brinjëve dhe kthetrave
tek zhvesh yjësinë e fluturave
pasqyruar në një sy të kthyer në liqen
e kthjellimit të tij,
një barkë rrëshqet egzaltimit jetë
pët t’ u endur e mbytur
dallgëve psherëtimë.
Gjithçka rreth tij vallëzon
tingujve që vetëm ai i dëgjon,
si marshe që trondit skenat e botës
e rrëzojnë perdet në tokë
timbrit të një klithme shpirti
odeon
i asaj që askush nuk di ta lexojë
por gjurmë
e një udhëtimi që shkon.
Tashmë kjo përjetësi fluturake
që gjithçka e përmbylll në rrathë të padukshëm
shndërrohet në sy të lumenjve
që përpijnë brigje të ashpra
pleksur flokëve valë gjer në thinja
e vraga dhimbjesh
tek uturin zërin e përbotshëm
atë të rinisjes
dhe rendjes gjer në të fundit kumt.
Ky estatik që mbjell gjithë të nesërmen
në unazat e lëndës blatim
shpërthen si një vetëtimë e heshtur
e qiejt të tërë i trondit,
si vijë e përndritur gjaku e mëkati
pa fillim e pa fund
dëshirë vezulluese e shpirtrave etur
gjer në të fundit amshim.
deteve dhe zjarreve
flatrave dhe ngjyrave
brinjëve dhe kthetrave
tek zhvesh yjësinë e fluturave
pasqyruar në një sy të kthyer në liqen
e kthjellimit të tij,
një barkë rrëshqet egzaltimit jetë
pët t’ u endur e mbytur
dallgëve psherëtimë.
Gjithçka rreth tij vallëzon
tingujve që vetëm ai i dëgjon,
si marshe që trondit skenat e botës
e rrëzojnë perdet në tokë
timbrit të një klithme shpirti
odeon
i asaj që askush nuk di ta lexojë
por gjurmë
e një udhëtimi që shkon.
Tashmë kjo përjetësi fluturake
që gjithçka e përmbylll në rrathë të padukshëm
shndërrohet në sy të lumenjve
që përpijnë brigje të ashpra
pleksur flokëve valë gjer në thinja
e vraga dhimbjesh
tek uturin zërin e përbotshëm
atë të rinisjes
dhe rendjes gjer në të fundit kumt.
Ky estatik që mbjell gjithë të nesërmen
në unazat e lëndës blatim
shpërthen si një vetëtimë e heshtur
e qiejt të tërë i trondit,
si vijë e përndritur gjaku e mëkati
pa fillim e pa fund
dëshirë vezulluese e shpirtrave etur
gjer në të fundit amshim.
Komente 2