Agron Shele
Skenës…
Ngjitesh në një skenë aktrimi
ku vetëm zëri i paskuintave ka mbetur
jehonë e personazheve të njohur,
biblikë në madhështinë e tyre
ardhur nga muza e Eskilit
rendur Eurupidit, Molierit e Shekspirit
pastaj një regëtimë e thellë
e formës dhe përbërjes së masës
flokëve ngritur në ngjethje
personazhe të gjalla të Milerit
shkrirë një me pasazhet e ndërruara
herë – herë në sharm i humbur cepit të një kthine
që nuk çon askund,
por shkel
në ato perde të rrëzuara
aq dhimbshëm
nga memorie që trurin e kanë receptor të pëditësisë zbrazëti
në një tufë letrash me ngjyrë,
që do sigurojë zukatjen e plotësimit të mjedisit
me frymë kozmetike
dhe një orë më tepër
në pëbaltjen e botës nga dishepujt e ndritur.
Ata janë aty
përshpirtjes së një bote tjetër
shkronjës së përvuajtur
shkruar e rishkruar
në korin e simfonive që mbrëmjet kënduan
dhe agun e sjellur mbi krahë engjëjsh fluturuar
ajrit dhe gëzimit,
si simbol
i shenjës së kupolave të ndritshme qiellit
dhe klithmës së vetme të shpirtrave.

Komente 0