>
LETERSISHQIP
Agron Shele

Thoti

Thoti,
si perëdi e të parës fjalë tha:
shpirti ngriu mbi buzë dallgësh
dhe rrokje mbi gjithë detin
mendjes së turbulluar
në një trup anije,
që avitet shpëtimit të fateve
galerave të botës,
si shpresë ankorimi
fanarit që nuk egziston.

Rremat kanë mbetur në rërë
disa tinguj pëzihen me klithma pulëbardhash
për ata që u braktisën dhe reliket e fundit ngelën bregut të vetmuar,
si shenjë vdekatarësh në përmbytje
lundërtarësh jetë
fantazmave të padukshme
të dashurive pritje
çliruar prej zemrës
lirisë në pritje.

Dikush prej tyre klithi
ngazëllimit jetë
harbuar në valë e përkundje
tabuve të vjetra përmbytur
çastit të madh
vegimit të pëshfaqur në sy sfinksash
memorizuar në përshfaqje mermeri
që shekujt ta zbardhin e ndritin.

E ndiej këtë zanafillë
territ që vështrimi se arrin,
si shfaqet mendja dhe përshpirtja e dihatjes
që pulsoi qëllimit të pafund,
se udhët e krisura tokësore
do ndjekin të njëjtin ligj:
habitatit natyrë në mbijetesë
e frikshëm në të fundit rreth mistik.