Albert Zholi
Eltoni Nga Tirana
-skicë letrare-
Rrija në pritje të autobuzit në Dhafni (Athine).Vetëm fare. Pa pritur mu afrua një djalë, në moshën e adoleshencës. I dobët por simpatik. Me një gjysmë greqishte mu lut për një biletë. ia dhshë biletën dhe i fola në gjuhën tonë. Djali u gëzua. Pasi u prezantova djali më tregoi:"...Elton më quajnë jam nga Tirana. Para shtatë muajsh kam ardhur në Greqi...Erdha me një makinë transporti. Nga ato të gjatat që marrin mallra. Shoferi ishte njeri i mirë.Më solli deri në Athinë e nuk më mori para. Por unë e njoh dhe ndonjë ditë do t’ia shpërblej nderin. Nderi shpërblehet apo jo?...
Unë buzëqesha dhe ai vazhdoi:
"...Isha gjimnazist. Në vitin e tretë. Por e lashë shkollën. Për të mësuar, s’i kisha frikë mësimet...nuk turpërohesha para mësuesve e shokëve...Por nga turpi ika dhe erdha këtu në Greqi...Ata kishin para.Unë s’kisha...Ata prishnin edhe pesë mjijëshen në ditë, kurëse ne aq nuk prishnim si familje...Prindërit i kam në asistencë. Motra e papunë. Unë në shkollë. Prindërit e donin shkollën time, por unë ika...Është e rëndë të jesh i varfër. Edhe mësimet nuk të hyjnë në kokë. Je i përbuzur. Nuk bashkohesh dot me shokët. Edhe mësuesit nga ata që kanë para i hedhin sytë. Shkolla m’u bë si e huaj. Nuk më donte më si dikur. Edhe familja e ndjente jetën e vështirë ekonomike. Babai la duhanin se nuk kishte ta blinte? Motra më shumë heshtëte se sa fliste. Unë e kuptoja. Ajo donte një djalë, por kush t’i hedh sytë kur nuk ecën me kohën? Kur nuk ke para, as nuk vishesh dot sipas modës, as del dot shëtitje, as në floktore nuk shkon dot...ehu... sa vështirësi ka jeta?! Motrën e kam shumë të mirë. Edhe prindërit. Unë jam djali i shtëpisë. Nuk do t’i lë ashtu të turpëruar. Mbase do të kem fat. Hë si thua ti?! Dhe më shikoi gjatë në sy.
-Do të kesh fat se je i mirë dhe këmbëngulës –fola unë pa i zgjedhur dot fjalët që thashë.
Ai qeshi i gëzuar.
Tashti do të iki se më pret puna. Transportoj rroba, brenda një rrobaqepësie. Punoj 12 orë ama një tremijëshe dhrahmi e marr.
C’të bëj, pak, nga pak.
Ika, Mirupafshim!

Athinë 1996
Më shumë nga Albert Zholi
- Babai I Katër Fëmijëve
- Nata Pa Hënë, Ose Ngjarje E Viteve 60-Të
- Në Ditët E Karnavaleve
- Shqiptarët Nëpër Botë, Kanë Një Gjak, Kanë Një Tokë...
- Çmimi Dhe Përçmimi
- Ç’Më Tregoi Nënë Janulla
- Zonja "Malboro"
- Nga Jeni Ju Zonjushë?
- Koketa
- E, Ç’I Duhet Shqipja?!...
- Folëm Me Gjuhën E Zotit
- Varri I Tijë Dy Kontinente...
- Xha Gaqoja
- I Verbri Nga Athina
- Ah! Beso, Beso
- Njeriu Që Vuan Ndershmërinë
Komente 0