>
LETERSISHQIP
Albert Zholi

Fëmija Grek Që Mësonte Shqip

-Skicë letrare-

Në kursin e z. Ilia, në shoqatën "FILALELIA" (Athinë), më tërhiqte vëmendjen vazhdimisht një fëmijë i shëndetëshëm, simpatik, syzi i cili zinte vend gjithmonë në fund të klasës. Vija re se herë pas here here nervozohej dhe këtë e shfaqte haptazi.Shkarraviste me nxitim atë ç’ka kishte shkruar një çast më parë. Nuk i kisha qëndruar njëherë pranë. Tani po vija re se ai hakmerrej me vetveten. Një të djelë, ndërsa mësuesja e abetares po shpjegonte gërmën L nervozizmi i fëmijës mori përmasa të reja. Ju afrova tinëz. Vura re se nuk e shkruante siç duhej. Sidomos i-në e dorës. Kisha disa çaste që qëndroja pranë tij por ai sikur nuk më kishte vënë re..

- Të të ndihmoj?- thashë papritur.

- Ai ngriti kokën me rrëmbim dhe më hodhi një vështrim depërtonjës. Nuk mund të përballoje gjithë atë vështrim.

- Nga je?- e pyes sërishmi për t’ju shmangur sikletit.

Ai shprizi buzët pa e hequr vështrimin nga sytë e mi. E kuptova.Nuk dinte shqip.

-Si të quajnë?- e pieta sërish, por kësajë rradhe greqisht.

-Grigoris Karabeqos Karabeqos, -ma ktheu rrëmbyeshëm.

-Nga je Grigori?

-Nga Athina. Nga lagjia Votaniko.

-Nuk je nga Shqipëria?-e pieta shumë i habitur.

-Jo. Përse habiteni aq shumë?!- ma ktheu me llogjikë burri. Mbeta në pozitë të vështirë. Padyshim që ishte brisk nga goja.

-Kush të ka sjellë këtu në shkollën shqipe?

-Vet erdha!Pastaj pyeta edhe babanë. Ai më tha të merrja edhe motrën me vete. Ja, ajo atje-tregoi pastaj një vajzë që kishte zënë vend nga diku nga fillimi i klasës.-Motra ka ardhur më parë dhe di më shumë se unë…

-Edhe ti do ta arrishë motrën.

-Si s’do ta arrij!- ia behu inatçor- Unë s’vij kot këtu!

-Po mirë, nuk më thua, -e ngava bisedën unë, -përse erdhët pikërisht në një kurs që mësohet shqip e jo, ta zëmë, atje ku bëhet gjermanisht, apo frengjisht?

Ai qesh befas, qesh si i rritur tund kokën dhe më thotë si mësuesi para nxënësve:

-E ka dhe kjo punë një sekret.Të ta them?

-Do më kënaqësh shumë.

-Dikur kam patur në klasë një vajzë nga Tirana. Ana Pernaska e quanin. Ishte një nga nxënëset më të mira të klasës sonë.

-Pse thua ishte, - e ndërpres.

-Ishte sepse tani është në Tiranë. Iku me gjithë familjen. Dhe unë e doja shumë Anën. Dhe prindërit e saj më kanë ftuar të shkojnë në Tiranë. Po si mund të shkoj unë atje pa ditur shqip? Kur ajo arriti të mësojë aq mirë greqishten, përse të mos mësoj edhe unë shqipen?

Kishte mbaruar mësimi. Tani e gjithë klasa ishste mbledhur rreth nesh dhe ndiqte bisedën. Më kishte emocionuar aq shumë sa ia thashë.

-Je shumë i mirë dhe shumë i zgjuar, Grigori.

-Nuk jam aq sa mendoni ju, zoti Alberti, -do të bëhem. Bëj ca gabime por në Tiranë do të të shkoj me gjuhën shqipe të mësuar.