Albert Zholi
Telefoni I Mesnatës
Telefonata më erdhi në mesnatë. Zemra më goditi fort, siç mund të ndodhe kur në vendin tënd ndodhin të pandodhurat.
-Unë jam- u përgjigja, në pritje ankthi.
- Berti, jam Asimi, shoku i shkollës, Asimi jam, - dëgjova zërin e shokut.
-Nga Italia flet? –( shoku im prej kohësh kish emigruar në Itali).
-Jo, flas nga Shqipëria. Kam tetë ditë që jam kthyer nga Brindizi.
-Pse u ktheve? Kishe ndonjë hall?
Zëri i tij u bë më i zvarrur e i lënduar dhe unë mezi prisja fjalët e tijë ; "…U ktheva nga Italia se më telefonuan. Komshija më telefonoi, - Ke vajzën sëmurë, më tha. Të nesërmen u nisa. Mezi prisja që të shihja vajzën gjashtë vjece. Nga shtëpia nuk dite njeri se do të veja...Kurr arrita poshtë pallatit thirra: Bora, Bora..." sic i flisja gjithmonë kur kthehesha nga puna...Në dritare nuk doli njeri...Më dëgjon apo jo? As Bora as gruaja nuk doli... Kur po ngjisja shkallët më doli para komshija. Ajo më tha se gruaja me vajzën kishin ikur nga shtëpia. Shtëpinë e kish shitur gruaja dhe rrinte me qera. Lekët i ka vënë tek Sudja. Vajza nuk ishte sëmurë, por ma kanë grabitur edhe vajzën. ( ai nisi të lotonte).- Nuk ke më vend këtu, më tha gruaja. Ti ike në Itali dhe humbe.
-Po nuk i kishe marrë ndonjëherë në telefon? e pyeta, unë i revoltuar dhe me keqardhje për atë shkatërrim familje. Po unë kisha biseduar me Dianën, kur ika në Itali...
-Kishe biseduar, por pastaj e harrove?!. i fola përsëri unë.
- Ato mundësi kisha. Unë e di se çfarë kam hequr i papunë e i pa familje. Mendoja të bëja ca para e të kthehesha. Por mbeta pa shtëpi e pa familje. Edhe Borën nuk e takova dot. Më dhemb shpirti për vajzën. Nuk i them dot të gjitha Berti, një skenar i çuditëshëm si nëpër filma. Tashti jam i vetëm. Në Itali nuk mund të kthehem. Mund të më presësh po të vij dot në Athinë?!
I ktheva përgjigje.
Si është bërë jeta kështu? Si një lodër, si një lodër tallëse me jetën?..."mendova pasi mbylla telefonin. Dhe gjumi nuk më zuri më.
Mars 1997 Athinë

Më shumë nga Albert Zholi
- Eltoni Nga Tirana
- Babai I Katër Fëmijëve
- Nata Pa Hënë, Ose Ngjarje E Viteve 60-Të
- Në Ditët E Karnavaleve
- Shqiptarët Nëpër Botë, Kanë Një Gjak, Kanë Një Tokë...
- Çmimi Dhe Përçmimi
- Ç’Më Tregoi Nënë Janulla
- Zonja "Malboro"
- Nga Jeni Ju Zonjushë?
- Koketa
- E, Ç’I Duhet Shqipja?!...
- Folëm Me Gjuhën E Zotit
- Varri I Tijë Dy Kontinente...
- Xha Gaqoja
- I Verbri Nga Athina
- Ah! Beso, Beso
Komente 0