Albert Zholi
Gjuha Jonë Sa E Mirë
Bashkë me një mikun tim hymë në një lokal të vogël, në rrugën "Zinono" dhe porositëm nga një birrë. Kamarieri ishte një mesoburrë i shkurtër e i shkathët. Ne akoma nuk kishin këmbyer dy fjalë, ai u gjend me dy birrat që i mbante majë gishtave të dorës së majtë, në një tabaka, në dukje argjendi.
-Shqiptarë jeni zotërinj?- foli kamarieri duke na përshëndetur me kokë.
-Po, po juve, mos jeni nga Gjirokastra?
Ai qeshi, na pa në sy me dashamirësi dhe na tha se ishte shqiptar, por jo nga Gjirokastra.
-Nga dialekti dukeni si gjirokastrit, ia ktheu miku im.
Por unë s’kam qenë asnjëherë në Shqipëri, -sqaroi kamerieri.
- Si s’keni qenë në Shqipëri?- pyeta unë.
- Jam çam nga Filati, - shpjegoi përsëri kamarieri. Ndërsa kamarieri vajti tek një klient i porsaardhur, ne mbetëm disi të shushatur.
- Epo të ka faj çami?! Është më shqiptar se shqiptarët –foli si me shaka miku im dhe e gjysmoi birrën me një frymë.
- I rritur dhe i lindur këtej dhe e flet shqipen më mirë se disa emigrantë që më shpejt kanë harruar shqipen se kanë mësuar greqishten- fola unë me mikun e tavolinës.
Në këtë kohë ia mbërriti kamarieri.
-Nuk dua t’ju lë vetëm, por puna...
-Si ka ndodhur që nuk e keni harruar shqipen?- e pyeti sërish miku im.
-Ndonjë i ikur nga Shqipëria mund ta harrojë, kurse ne e kemi folur brez pas brezi. Atë që do shumë nuk e harron – dhe ai përsëri qeshi miqësisht.
- Kini vite këtu tek kjo punë?- pyeti miku im sa për të vazhduar bisedën.
- Kam katër vjet. Më parë kam qenë në kurbet. Në Amerikë, në Gjermani...edhe andej shqipen nuk e harruam, se do bëheshim harram.
- Pse thua " nuk e harruam"?-fola unë.
- Se nuk kam qenë vetëm. Isha në punë me një kosovar në Mynih. Ai kosovari mbante ca libra në shqip dhe lexoja edhe unë bashkë me të. "Gjuha jonë sa e mirë / sa e ëmbël, sa e dlirë." recitoi ai vargjet e Naimit dhe fluturoi tek një klient i porsaardhur.
Duke marrë vargjet e Naimit me vete, dolëm nga lokali të mrekulluar.

Më shumë nga Albert Zholi
- Dua Një Flamur Shqiptar
- Babanë Nuk E Njoh, Nënën Ma Quajnë Irini
- Zonja Vasilika
- Biznesmeni Sadik Tara
- Bixhozxhiu
- Bisedë Me Një Rus
- Biondina E Shpenguar
- Barba Mihali Me Gjuhën E Konicës
- Banakierja
- Ah! Beso, Beso
- Babai I Katër Fëmijëve
- Athina Dhe Kënga Shqiptare
- Atë Natë
- Artemisa
- Artani
- Arat Po I Lënë, Po Marrin Kurbetin
Komente 0