>
LETERSISHQIP
Albert Zholi

Lypsi Që Nuk Është Lypës

-skicë-

E hënë e ftohtë janari. Kodrat përreth Athinës janë mbuluar me borë. Era, që s’dihej nga vinte, të priste si brisk.

Në kryqëzimin e një udhe në Halandri, pronari im ndali veturën, në pritje të semaforit jeshil. Befas, tek xhami u dritares u zgjat një dorë lypsi. Ishte një fëmijë 10-11 vjeçar që në dorë mbante një gotë kaucuku. Ju lutem zotërinjë, më ndihmoni, - foli fëmija dhe uli kokën.

Më bëri përshtypje sjellja e tij delikate. Nga gjuha e kuptova që ishte nga vendi im. Ndjeva se i vinte rëndë për atë që bënte. Ndryshonte nga ata fëmijët, që ishin kthyer në lypsa profesionistë. Nga jeni?- e pyes në shqip.

Ai, nuk e priste që dikush t’i fliste në gjuhën e tij. Uli kokën me turp, sikur nuk donte që dorën e tij të zgjatur ta shihte një bashkëatdhetar i tij. Gota e kauçukut i dridhej në dorën e plasaritur nga të ftohtit. Ashtu kokëulur u përgjigj:

-Jam me babanë, por ai ka thyer këmbën e nuk punon. Nuk më ka nxjerrë babai në udhë, por s’ka tjetër kush të punojë. Mbushi sytë ne lotë dhe foli me inat, sikur donte të mbronte familjen e tij- babai im është më i miri në botë. Po nëna nuk punon? -Nëna iku me një grek, e mori burrë, - dhe ia plasi të qarit.

Semafori ndez dritën jeshile. Veç pronarit zgjata edhe unë dorën për të ndihmuar lypsin fatkeq. Pastaj munda ta përkëdhelja nga flokët.

Ishte djalë i mirë?- tha pronari kur nisi makinën, - por ja lypës.Nuk ishte lypës – i thashë pronarit- ishte një fëmijë fatkeq.

Ishte rritur para kohe jo vetëm për punë por dhe në mendime

Janar 1998 Athinë