Alketa Lamaj
Të Kujtoj
Shoqja ime ti më e ngushtë, fisnike, besnike,
Ne të dyja të pandara si dy motra siameze,
Ti për mua gjithçka …
Gëzim i jetës sime, ajër, diell, qiell.
Unë të dua ty më shumë në këtë botë,
Më shumë se çdo gjë tjetër që mban kjo tokë,
Ti je pjesë e gjakut, mishit tim,
I cili u bë ujë, helm nga ky hidhërim.
E mbaj mend mirë atë ditë, orë ogurzezë,
Kur e vërteta m’u përplas si bombë në fytyrën e zezë,
Kur ti u dënove me dënimin më të rëndë,
Kanceri kërkon jetë kur nuk kapet në kohën e vet.
Kjo mund t’i ndodhte kujdo, por jo mua?!
Vetëm këtë që s’doja ta pranoja,
S’doja, s’mundja, se kuptoja do luftoja,
Do luftonim derisa betejën ta fitonim.
Do luftonim ishte beteje e vështirë, por jo e pamundur,
Vetëm ne s’duhet të na gjente të lëkundur,
Do mbështeteshim fort-fort te njëra-tjetra,
E do ta kalonim edhe këtë provë të vështirë.
Të premtova që do ta kalonim …
Dhe më pas të gjitha do t’i harronim…
Po çfarë njeriu jam unë që s’mbaj premtimet?!
S’kam fytyrë t’i dal përballë as vetes sime.
Ti ike në një pasdite të errët pranverore,
Sepse sëmundja çeli i përhapi rrënjët kudo,
E di që s’ke faj ti dhe që doje të jetoje dhe ca,
Sa të rregulloje gjithcka, të ikje e qetë nga kjo jetë.
O kancer i mallkuar, mallkuar qofshë katran zi!
Të rëntë një bombë e të bëftë hi!
T’u harroftë emri o bishë e tërbuar!
S’ke lënë njeri pa robëruar, gllabëruar.
S’ke mëshirë jo, s’do tja dish ti për njeri,
S’do tja dish kush është, nga vjen, për pasuri,
S’do tja dish për lotër e derdhur lumë,
As për zemrat e coptuara, vujatjen pa fund.
Zemër, dritë, dashuri, pasqyra ime,
Të kujtoj në ato mbrëmjet tona verore
Kur qeshnim e qeshnim me lot,
Të kujtoj në çdo hap që hedh sot.
Të kujtoj duke thënë: Çfarëdo të ndodhi në jetë,
Njeriu duhet të tregohet i fortë, të bëjë përpjetë
Të mbaj përherë mendjen e shkretë në kokë,
Edhe pse ndonjëherë kjo jetë merr për kot.
O njeri sot dua të të kërkoj një gjë,
Kontollo dhe parandalo s’të kushton asgjë!
Lufto për të qenë në pararojë!
Dhe mos harro "Neglizhenca paguhet me pasojë"!
Le të fitojë kauza e shenjtë e jetës!

Komente 0