Arian Muraj
Ëndërr
E di!
Prapë sot pas kaq vitesh,
do vish përsëri.
Do më vështrosh e thjeshtë do heshtësh,
një rol që luan vetëm ti.
Nuk dua,
ndonëse natën më pëlqen
të të shoh përsëri,
si atëherë.
Në ëndërr vitet nuk i ndjen.
Nesër,
ditën do të ndihem mëkatar,
pa patur faj,
se dje në ëndërr më vështronte
me dhimbje, dhimbja më e parë.
Prapë sot pas kaq vitesh,
do vish përsëri.
Do më vështrosh e thjeshtë do heshtësh,
një rol që luan vetëm ti.
Nuk dua,
ndonëse natën më pëlqen
të të shoh përsëri,
si atëherë.
Në ëndërr vitet nuk i ndjen.
Nesër,
ditën do të ndihem mëkatar,
pa patur faj,
se dje në ëndërr më vështronte
me dhimbje, dhimbja më e parë.
Komente 0