Arian Muraj
Po Të Fal Një Poezi
Po të dhuroj një poezi,
të dashurosh si asnjëherë,
s'është ndihmë e madhe ajo, e di,
por s'kam gjë tjetër më me vlerë!
Të jap si ndihmë një poezi,
të kapërcesh më shpejt një mur,
nuk ti zgjidh hallet ajo e di,
por të ndihmon të bëhesh burrë!
Sot po të fal një poezi,
kjo jetë nuk të bën dhurata,
s'është armë në dore ajo e di,
por bëje gurë për demonstrata!
Po të dërgoj një poezi,
brenda qelisë, me dallëndyshe,
s'të sjell lirinë ajo e di,
por jetën bën ta shohësh ndryshe!
të dashurosh si asnjëherë,
s'është ndihmë e madhe ajo, e di,
por s'kam gjë tjetër më me vlerë!
Të jap si ndihmë një poezi,
të kapërcesh më shpejt një mur,
nuk ti zgjidh hallet ajo e di,
por të ndihmon të bëhesh burrë!
Sot po të fal një poezi,
kjo jetë nuk të bën dhurata,
s'është armë në dore ajo e di,
por bëje gurë për demonstrata!
Po të dërgoj një poezi,
brenda qelisë, me dallëndyshe,
s'të sjell lirinë ajo e di,
por jetën bën ta shohësh ndryshe!
Komente 0