>
LETERSISHQIP
Arian Muraj

Vjosa

Herë më solle dhimbje e herë erdhe me mall,
pranë urës, mbi një gur shpirti i Laver Bariut,
akoma klarineta e tij qan përmbi një zall,
të dëfren ty verës, të harbon pas shiut.

E bukura e pabesë, e qetë dhe kapriçioze,
shpesh dashuri fatale që erdhi e shkoi,
në trup ti më fute, më trembe, më loze
dhe unë tjetër Vjosë nuk gjej. As nuk kërkoj.