Arian Muraj
Nesër
Nesër,
do vij të të mar për dore.
Do shëtisim tërë bregun e detit.
Në një lëndinë do të ulemi
dhe nuk do i shqetësojmë kuajt që kullosin pranë,
sipër një reje të bardhë do fluturojmë pastaj.
Ma bëj të bukur të sotmen.
Të premtoj që, nesër,
dorë për dore, drejt ylberit do fluturojmë.
Në një pyll bredhash do fshihemi e do kërkojmë njëri tjetrin.
Në një lëndinë me lulëkuqe do të pëshpëris një sekret
dhe flokët do të ti kreh me fjalë dashurie.
Rri me mua sot të presim bashkë të nesërmen.
Nesër, do të zgjoj me këngën që u vodha zogjve,
nën jastëk, vargjet më të bukura do të gjesh.

Komente 0