Arian Muraj
Nostalgji
Eja të luajmë futboll në rrugë,
mos ki turp, nuk do lëmë nam,
madje po gjuaj topin i pari,
për ty një gol mbi ndonjë xham.
Të ftoj të hipim në një pemë...
e kotë, sot mbillen veç pallate,
as ujë nga çezma mos kërko
as bukë në dorë me domate
Të pijmë kafe pa celularët.
Të flasim, të shihemi në sy
një këngë ku kuptohen fjalët,
ta këndojmë bashkë, të dy.
Vonë kur mbrëmja të fikë dritat
vish një ndjenjë nostalgjie,
me shkrim dore si dikur, eja,
të shkruajmë një letër dashurie.
mos ki turp, nuk do lëmë nam,
madje po gjuaj topin i pari,
për ty një gol mbi ndonjë xham.
Të ftoj të hipim në një pemë...
e kotë, sot mbillen veç pallate,
as ujë nga çezma mos kërko
as bukë në dorë me domate
Të pijmë kafe pa celularët.
Të flasim, të shihemi në sy
një këngë ku kuptohen fjalët,
ta këndojmë bashkë, të dy.
Vonë kur mbrëmja të fikë dritat
vish një ndjenjë nostalgjie,
me shkrim dore si dikur, eja,
të shkruajmë një letër dashurie.
Komente 0