>
LETERSISHQIP
Arian Muraj

Nota Poetike

Tërë universi ishte një flakë
dhe ne, brenda një mrekullie,
mbi shtrat dritëhëna, e zbehur pak,
të gdhendte linja të një hyjnie

Ti, qetë flije por unë jo,
humbur në ndjenjë lumturie,
dorën të shkoja lehtë ndër flokë
dhe prekja vargje dashurie!

Se, ishe e bukur, si një poezi,
imazhi i fundit pranë agimit,
që erdhi pas natës gjithsesi,
për t'i lënë çdo gjë kujtimit...