>
LETERSISHQIP
Arian Muraj

Pranë Restorantit Dashnorja E Fundit

E para cila ishte?
Atë s'e mban mend kush
dhe unë viktimë e fundit,
arritur në fundgusht.

Liqeni aty pranë
në heshtje tha një emër,
mbi flokë ca gjethe ranë,
kujtime për një femër...