>
LETERSISHQIP
Arian Muraj

Muri I Mbresave Në Dukagjin

Përsëri këtu, përballë me këtë mur
dhe heshtjen, i humbur pranoj të më mundë,
mbi të lidhen fjalë si guri me gur,
ndjenja, momente, ditar i pafund.

Dikush la pak gëzim, dikush ca trishtime,
dhe ti le dy fjalë, pas teje të tjerë,
pas tyre shkruajta unë një pjesë nga jeta ime,
pas meje premtime, për kthim edhe një herë.

Njerëz që erdhën e ikën me stinët,
mbi mur lanë gërma, kujtime për dy,
me vete morën mallin, për lulet, për bimët,
për malet e lartë, për lumin aty.