Arian Muraj
Njeriu I Varfër
Njeri i mirë me xhepa çpuar,
kot ngatërrohesh me këtë botë,
pri ato këmbë e ato duar,
besomë, pa to je më i plotë!
Të vesh...të duhet destinacion,
por rruga merret vetëm i pasur,
ndryshe askujt nuk i mungon,
ndaj, rri aty me xhepa zbrazur!
S'ka njerëzi dhe le të thonë,
kushton aq shumë mirësia,
po s'dhe, s'të japin, më kot kërkon,
pra...le të rrojë për ty liria!
Tani ti gjendesh në një cep ringu,
goditjet jeta, s'ti jep të buta,
por ji i lumtur pa puthje miku,
që puth aq bukur saç puthte Juda!
kot ngatërrohesh me këtë botë,
pri ato këmbë e ato duar,
besomë, pa to je më i plotë!
Të vesh...të duhet destinacion,
por rruga merret vetëm i pasur,
ndryshe askujt nuk i mungon,
ndaj, rri aty me xhepa zbrazur!
S'ka njerëzi dhe le të thonë,
kushton aq shumë mirësia,
po s'dhe, s'të japin, më kot kërkon,
pra...le të rrojë për ty liria!
Tani ti gjendesh në një cep ringu,
goditjet jeta, s'ti jep të buta,
por ji i lumtur pa puthje miku,
që puth aq bukur saç puthte Juda!
Komente 0