Arian Muraj
Kaltërsi
Në jetën time aq të varfër,
arrite ti pa lajmëruar,
këmbeve me pak qiell të kaltër,
çka kisha por ndihesha i vetmuar.
Nuk më premtove lumturi,
as ledhatime më dhurove,
në duar më le pak kaltërsi,
ti...erdhe, ike, u harrove.
Tani në jetë ndihem i pasur,
sepse nuk ndihem i vetmuar,
thellë nga xhepat jam i zbrazur,
por...kaltërsi shpërndaj sa dua!
arrite ti pa lajmëruar,
këmbeve me pak qiell të kaltër,
çka kisha por ndihesha i vetmuar.
Nuk më premtove lumturi,
as ledhatime më dhurove,
në duar më le pak kaltërsi,
ti...erdhe, ike, u harrove.
Tani në jetë ndihem i pasur,
sepse nuk ndihem i vetmuar,
thellë nga xhepat jam i zbrazur,
por...kaltërsi shpërndaj sa dua!
Komente 0