Arian Muraj
Të Fshehur Pas Shiut
Të heshtur prapa dy dritaresh,
vështrojmë litarët prej shiu,
retë pluskojnë sipër malesh,
uji asfaltin kapërdiu...
...dhe mbi një qelq të ftohtë akull,
krijojmë gërma nëpër avull!
Miliona flluska rendin me vrap,
nga pas i ndjekin mendimet tona,
një trastë gjigande qielli hap,
i zymtë e zbraz mbi kokat tona...
...dhe ne që vjedhtazi vështrohemi,
s'duam...por duam të afrohemi!
Sytë nga larg të kanë gjetur,
fshehur pas perdes së vetmisë,
por... për një hap paskemi mbetur,
zënë në kurthin e mërisë...
...dhe luajmë lojra dashurie,
pas perdesh shiu edhe vetmie!
vështrojmë litarët prej shiu,
retë pluskojnë sipër malesh,
uji asfaltin kapërdiu...
...dhe mbi një qelq të ftohtë akull,
krijojmë gërma nëpër avull!
Miliona flluska rendin me vrap,
nga pas i ndjekin mendimet tona,
një trastë gjigande qielli hap,
i zymtë e zbraz mbi kokat tona...
...dhe ne që vjedhtazi vështrohemi,
s'duam...por duam të afrohemi!
Sytë nga larg të kanë gjetur,
fshehur pas perdes së vetmisë,
por... për një hap paskemi mbetur,
zënë në kurthin e mërisë...
...dhe luajmë lojra dashurie,
pas perdesh shiu edhe vetmie!
Komente 0