Arian Muraj
Pranvera, Dashuria, Vjeshta
Bajamja çeli lulet e para,
dita, më buzëqesh më e rritur,
filiza gruri ngrejnë kokën ndër ara,
dy flutura ndjeve në bark papritur.
Më pas çelën edhe trëndafilat,
qielli, hapësirë blu e pa fund,
shpresa u përhap përmbi lëndinat,
ti, trupin tënd në shpirtin tim përkund.
Pranvera erdhi, me të dhe dashuria,
me ngjyrat e saj pikturonte jeta,
detit i u rikthye kaltërsia,
qershia u skuq mbi buzë të nxehta.
Të lidha flokët gërshet, mbi shpinë,
të pëshpërita diçka dhe heshta,
jeta e jonë të ketë tri stinë,
pranvera, dashuria dhe vjeshta.
Një mantel i artë mbi melankoli,
dy gota verë, rrush, mollë e fiq,
ngjyra edhe ndjenja vesh çdo perëndim,
vjeshta dhe dashuria bërë miq.
Prej pemësh pa gjethe pikon,
një shi erotik përtej dritares,
ti mediton, ndër flokë dorën shkon,
fluturat në bark të harbohen fare.
Më pas futesh në trupin tim,
kërkon mes puthjeve të shpeshta,
jeta të jetë vetëm tri stinë,
pranvera, dashuria, vjeshta.
dita, më buzëqesh më e rritur,
filiza gruri ngrejnë kokën ndër ara,
dy flutura ndjeve në bark papritur.
Më pas çelën edhe trëndafilat,
qielli, hapësirë blu e pa fund,
shpresa u përhap përmbi lëndinat,
ti, trupin tënd në shpirtin tim përkund.
Pranvera erdhi, me të dhe dashuria,
me ngjyrat e saj pikturonte jeta,
detit i u rikthye kaltërsia,
qershia u skuq mbi buzë të nxehta.
Të lidha flokët gërshet, mbi shpinë,
të pëshpërita diçka dhe heshta,
jeta e jonë të ketë tri stinë,
pranvera, dashuria dhe vjeshta.
Një mantel i artë mbi melankoli,
dy gota verë, rrush, mollë e fiq,
ngjyra edhe ndjenja vesh çdo perëndim,
vjeshta dhe dashuria bërë miq.
Prej pemësh pa gjethe pikon,
një shi erotik përtej dritares,
ti mediton, ndër flokë dorën shkon,
fluturat në bark të harbohen fare.
Më pas futesh në trupin tim,
kërkon mes puthjeve të shpeshta,
jeta të jetë vetëm tri stinë,
pranvera, dashuria, vjeshta.
Komente 0