Arian Muraj
Asgjë E Re
Çarçafë motelesh të nderë pranë autostradës,
kukulla dergjen mbi mushama me pluhur,
njerëzit rrëmojnë ndër rroba të përdorura,
pranë, kalon urbani tërë sy e veshë.
Mbrëmjes, në ekran, puthen njerëz që nuk përputhen,
një emër i koduar këndon shqip pa lirikë,
femra elegante diskutojnë për futbollin,
lajme, opinion, opinionistë.

Komente 0