Arian Muraj
Mos Më Lexo
Mos më lexo!
Në vargje jam tjetri që nuk njeh,
që vdes me mall, dhimbje dhe brengë
dhe udhën drejt dritës nuk e sheh!
Mos më lexo,
se sigurisht do të zhgënjehesh,
jam dashuria që s'të përket,
do ta kuptosh kur të rrëfehesh!
Mos më lexo!
Sepse ndër sy do të të mbesë,
një pikë loti, se do prekesh...
por unë veç emocione shes!
Në vargje jam tjetri që nuk njeh,
që vdes me mall, dhimbje dhe brengë
dhe udhën drejt dritës nuk e sheh!
Mos më lexo,
se sigurisht do të zhgënjehesh,
jam dashuria që s'të përket,
do ta kuptosh kur të rrëfehesh!
Mos më lexo!
Sepse ndër sy do të të mbesë,
një pikë loti, se do prekesh...
por unë veç emocione shes!
Komente 0