Arian Muraj
Kujtohu
Kur natën thellë në shpirt mbërdhi,
kur era fryn edhe të merr,
kur dielli përmbi kazmën nxin,
kujto të djeshmen, o i mjerë!
Kur ecën shumë e nuk arrin,
ngre dorën e askush s'të merr...
dhe etja e uria vijnë,
dje, ç'të premtuan, o i mjerë!
Kur dhimbjen ndjen në kurriz,
e nëpër veshë të vjellin vrer,
ke ngrirë nga tmerri e nuk lëviz,
kujto betejat, o i mjerë!
Barkun kurrë nuk mbushe plot,
e dhe mishin për të tjerë,
me lot laje ti kockën sot,
tregoji vetes na ish një herë...
kur era fryn edhe të merr,
kur dielli përmbi kazmën nxin,
kujto të djeshmen, o i mjerë!
Kur ecën shumë e nuk arrin,
ngre dorën e askush s'të merr...
dhe etja e uria vijnë,
dje, ç'të premtuan, o i mjerë!
Kur dhimbjen ndjen në kurriz,
e nëpër veshë të vjellin vrer,
ke ngrirë nga tmerri e nuk lëviz,
kujto betejat, o i mjerë!
Barkun kurrë nuk mbushe plot,
e dhe mishin për të tjerë,
me lot laje ti kockën sot,
tregoji vetes na ish një herë...
Komente 1