>
LETERSISHQIP
Arian Muraj

Flluska

Dhjetra flluska,
të çrregullta, nxitohen të arratisen drejt qiellit.
Brenda, çdonjëra, mban atë pak që mbeti prej nesh.
Bashkë me to,
buzëqeshje të harruara, melankolira pa arsye,
fragmente ditësh të bukura,
copëza mbrëmjesh të brishta,
të tëra,
brenda flluskash,
nxitojnë drejt qiellit.

Ti, prej kohësh ke ikur e para.
Ti, nuk je më këtu.
Ç’mbeti nga silueta jote,
rend drejt harresës gjithashtu.

Unë…
edhe një herë aty ku isha.
I akullt shoh ato dhjetra rrathë që ngjiten drejt qiellit
Ndez një cigare e mendoj përsëri se,
premtime, shpresa e fjalë
thjesht flluska që ngjiten në qiell janë.