Aurela Tafa
Copëz E Shpirtit
Copëz e shpirtit tim je ti, o bir
Se s'di ta shpreh unë dashurinë më mirë.
Ti ma ndryshove të gjithë jetën time,
Si të ta shpjegoj? Nuk jam më "vetja ime".
M'i permbyse të gjitha ç'dija per
dashurinë,
Zbulova një tjetër "vete",
sigurisht më të mirë.
Dashuria per ty, bir, nuk ngjason me asgjë — Ajo është hyjnore, s'marr dot frymë pa të.
Dashuria per ty bir m'i permbysi krejt,
Krejt çfarë mban kjo tokë: detet dhe lumenjtë.
Si shiu me rrëmbim pastron qiellin blu, Ashtu ma zhbirojnë shpirtin ata sytë e tu.
Si dielli mbas furtune, si lulet që çelin, Ashtu përtërihem unë kur ta dëgjoj zërin.
Ti je me i bukuri yll qe vezullon,
Dhe më të errètat netë për mua i ndriçon.
Sa shumë me ke mesuar,bir, sytë m'i hape ti,
Se veç prej teje fillova unë të besoj në mrekulli.
Më mësove ta dua dhe jetën plot me sfida, Se veç brenda tyre është e fshehur drita.
Ti erdhe si rreze, bir, ma ngrohe shpirtin tim - prej teje unë,e zhduka egon dhe mbolla dashurinë.

11 Prill 2025, për birin tim të shtrenjtë që më mësoi se sfidat na bëjn më të fort dhe më të bukur në shpirt.
Komente 0