>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Më Fal

Nëse shpesh, pa dashur, zemrën ta kam lënduar,
e me lajkat e mia, prej ledhatareje, të kam zemëruar -
epo, më fal... kështu jam unë.
Nuk di, nuk di ndryshe dot të të dua.

Më fal të them,
se sytë e tu te paqeshur t'i shoh nuk dua.
E nëse mẽ kujton
e kujtimet me mua të shkaktojnë mërzi - më fal...
Nuk dita unë, mjeranja, nuk dita më mirë të të dua.

Ah... sikur ta dije
sa mall gufon tani në zemrën time...
Dua veç të të them: më fal.
Dhe me flladin e embël te erës të dërgoj mijëra puthje - dashuria ime.
Qershor 2025