>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Pakt Me Veten

Nënshkrova sot një pakt me veten,
me shpirtin lodhur nga padrejtësitë.
Imazh të gdhendur në kujtime -
do të të mbaj ty ne fshehtësi.

Na kundërshton nje botë e tërë,
por forcë nuk kemi ne ta luftojme.
Ndaj më të shtrenjtën ndjenjë të brishtë, me mish e gjak, në shpirt e mbrojmë.

Aty ku zor dikush guxon
ta shkul, ta vrasë, a ta perçmojë -
aty ku dritën dot s'e shuajnë,
per jetë të jetëve do dashurojmë.
Qershor 2025