>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Ti Ike

Ti nuk ishe thjesht dikush që erdhi.
Ti ishe ajo qe ndodhi,
pa arsye,
pa kohe, pa te neserme.

Erdhe si rrufeja ne nje nate pa re.
Si dicka që nuk kerkon leje, që lendon,
por s'kërkon falje.

Ishe zjarri qe nuk kerkova,
por s'munda ta ndal.
Një plagë që nuk u shërua me kohën,
nje emer qe u bë një me çdo mendim.

Ti ishe edhe kur nuk ishe.
Ne mungesë, beheshe me shume.
Ne heshtje, bertisje me fort.
Erdhe per veten tende.
Dhe ike pa e kthyer kokën.

Dhe une...
mbeta ne rremujen që le pas,
duke kerkuar atë pjesë tek vetja,
që shkoi bashk me ty.
24 Prill 2025