Aurela Tafa
Motra Ime Vetull Kuror
E kam një motër — vetull kuror,
tepër fisnike, me zemër në dorë.
Eshtë e çiltër, e qetë, e bukur,
por forcë e saj — e palëkundur.
Nuk di bota të dytë në ka,
si motra ime, zemërflorinjta.
Në heshtjen e saj, në ëndrrat që flejnë, bota rëndon...
Dhe sytë e shkruar,
zemra fisnike — të drejtën e saj kërkon.
Si flutur është.
Flutur ka dhe emrin.
Motra ime - vetull kuror.
Sa vuajtje mbajtën, sa lot derdhën,
ata te shkruarit sytë e saj...?
Askush s'e di, askush s'i pa.
Ahh, motra ime — zemërflorinjta.
tepër fisnike, me zemër në dorë.
Eshtë e çiltër, e qetë, e bukur,
por forcë e saj — e palëkundur.
Nuk di bota të dytë në ka,
si motra ime, zemërflorinjta.
Në heshtjen e saj, në ëndrrat që flejnë, bota rëndon...
Dhe sytë e shkruar,
zemra fisnike — të drejtën e saj kërkon.
Si flutur është.
Flutur ka dhe emrin.
Motra ime - vetull kuror.
Sa vuajtje mbajtën, sa lot derdhën,
ata te shkruarit sytë e saj...?
Askush s'e di, askush s'i pa.
Ahh, motra ime — zemërflorinjta.
Për motrën time të shtrenjtë, qershor 2025.
Komente 0