>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Na Qenka Jeta Pritje

Na qenka jeta pritje, siç nëna pret fëmijën, siç presin bimët shiun t'u shuajë thatësirën.

Siç pret nata agimin, perden t'ia heqe errésires,
siç zemra pret një fjalë t'ia ndezë zjarrin të mirës.

Na qenka jeta pritje, nje udhë pa mbarim -
në secilin hap një shpresë, një ëndërr, një fillim.

Siç pret deti erën t'i trazojë qetësinë
ashtu presim ne nje shenjë, nje dritë, një kthim.

Presim një buzëqeshje trishtimin te na mekoje, një dore te ngrohte mbi supe te na ngushelloje.

Na qenka jeta veç nje pritje, por ndoshta është edhe dhuratë - se ndoshta brenda kësaj pritjeje fshihet thellë nje shans i artë.

Ndodh që në pritje shpirti mprehet, kalitet, lartesohet dhe frymëzon.
Në pritje ndjejmë që jemi gjallë - dhe jeta në nje vals na fton.
Qershor 2025