Dallandyshe Lusha Bushi
Bekimi I Zotit
-Nipit të porsalindur.
E di se lumturia
Kufinj pa fund ka.
Dhe mua
më dha emrin “gjyshe”...
Ti o jeta ime
Mua më ke bekuar...
Më ke dhënë një jetë ndryshe.
Nëntë muaj
Pritje
Nëntë muaj
Padurim
Nëntë muaj
Kuriozitet.
Imagjinatë,
Përfytyrim,
Si do ishe ti
Ti, o shpirti i shpirtit tim?
I gjatë?
Brun?
Me sy të zinj
Apo të shkruar?...
Ëndërronim
Çdo ditë sytë e tu bojqelli
Me ato sy mami yt është e dashuruar.
Në çdo frymëmarrjen tonë
Është lutja
Që i bëjmë
Zotit...
-Të jesh me shëndet
E jetgjatësi.
I bekuar përjetësi!
Në panorama e video
I mbledhur
Sikur në ujërat e lumturisë
Ti po lundron.
Dorën tënde të vockël
Nis dhe valëvit
Sikur thua:
-Erdha!
-E di që jeni duke më prit.
Ti je lumturia
Ti je gjithë pasuria
Je thesari i paçmuar
Ardhja jote në jetë
Porsi rreze dielli
Jetën tonë
Shumë na e ka ndriçuar.
Ua-ja jote e parë
Frymënma mbajti në çast.
Zemrën
Sikur ma pushoi
Me tingujt e melodisë
Më të bukur
Mua më ngjasoi.
Mirë se erdhe midis nesh
O krijesë e perëndisë!
Qofsh gjithmonë i bekuar
Zoti të dhëntë shëndet e fat
Jetë të gjatë e lumturi.
E di se lumturia
Kufinj pa fund ka.
Dhe mua
më dha emrin “gjyshe”...
Ti o jeta ime
Mua më ke bekuar...
Më ke dhënë një jetë ndryshe.
Nëntë muaj
Pritje
Nëntë muaj
Padurim
Nëntë muaj
Kuriozitet.
Imagjinatë,
Përfytyrim,
Si do ishe ti
Ti, o shpirti i shpirtit tim?
I gjatë?
Brun?
Me sy të zinj
Apo të shkruar?...
Ëndërronim
Çdo ditë sytë e tu bojqelli
Me ato sy mami yt është e dashuruar.
Në çdo frymëmarrjen tonë
Është lutja
Që i bëjmë
Zotit...
-Të jesh me shëndet
E jetgjatësi.
I bekuar përjetësi!
Në panorama e video
I mbledhur
Sikur në ujërat e lumturisë
Ti po lundron.
Dorën tënde të vockël
Nis dhe valëvit
Sikur thua:
-Erdha!
-E di që jeni duke më prit.
Ti je lumturia
Ti je gjithë pasuria
Je thesari i paçmuar
Ardhja jote në jetë
Porsi rreze dielli
Jetën tonë
Shumë na e ka ndriçuar.
Ua-ja jote e parë
Frymënma mbajti në çast.
Zemrën
Sikur ma pushoi
Me tingujt e melodisë
Më të bukur
Mua më ngjasoi.
Mirë se erdhe midis nesh
O krijesë e perëndisë!
Qofsh gjithmonë i bekuar
Zoti të dhëntë shëndet e fat
Jetë të gjatë e lumturi.
Më shumë nga Dallandyshe Lusha Bushi
- Jam Gjyshe!
- Klajdi, Rrahja Ime E Parë E Zemrës
- Zemra E Njohu Atë
- Frymëmarrja E Pranverës
- Në Sytë E Tu
- Ëndrrat Që Mbajnë Shpirtin Gjallë
- Ndër Vargjet E Kohës
- Buzëqeshja Jote
- Dashuria Ime, Fryma Jote Është Shtëpia Ime
- Biri Mamit, Jeta Ime Ti!
- Gratë, Shumë Kohë Më Parë
- Mos Ki Frikë Në Rënie
- Të Jesh, Apo Të Mos Jesh: Kush Mund Të Jesh...
- Të Jesh Grua
- Aty Ku Ecën Drita
- Dashuria S'njeh Kufij
Komente 0