Dallandyshe Lusha Bushi
Kurora E Një Dite
Urime zemre për Klean, vajzën time, në ditën e saj të diplomimit
Sikur të kam gjithë jetën në krahë si flutur
më erdhe si një lajmëtare e rrallë e lumturisë
Ka shumë dhurata bota e madhe e me halle mbushur
po ti mbetesh kryedhurata që më dhe mëmësinë.
Akoma sikur shoh sytë e ty të vegjël me kaq dritë
Je ti Klea, ëndrra më e bukur e jetës sime të jetuar
Mos ki frikë më the në jetën që m’u bë si sfidë
një ditë ajo patjetër ka për t’u realizuar
Ke kapërcyer sfidat e pengesat në rrugët e tua
Për fitoren ke luftuar porsi një luaneshë.
Njëra pas tjetrës kurorat i ke thuruar...
më e mira e më e bukura në jetë të jesh.
Sot ti ke në duar një diplomë të shkëlqyer.
E mbron me dashuri për dijen, me dinjitet,
ti je ngjitur në një shkallë të lartë të përkryer,
dhe gëzimi i një nëne sot prek dhe retë
Ndonjëherë jetës
i kërkojmë më shumë, sa duhet.
Dhe ajo dhimbshëm, ah, sa pak në duar na jep.
Dëshirat rriten e bëhen si një lumë
për fëmijët tanë bëhemi si vullkani që shpërthen.
Dëshirat tona duan valë detesh për t’u shkruar
Hë më thuaj:
a nuk ishe ti, ëndrra që kisha ëndërruar!...

Më shumë nga Dallandyshe Lusha Bushi
- Mos Më Harro!
- Bisedë Me Yjet...
- Sa Rrugë E Gjatë!
- Bekimi I Zotit
- Jam Gjyshe!
- Klajdi, Rrahja Ime E Parë E Zemrës
- Zemra E Njohu Atë
- Frymëmarrja E Pranverës
- Në Sytë E Tu
- Ëndrrat Që Mbajnë Shpirtin Gjallë
- Ndër Vargjet E Kohës
- Buzëqeshja Jote
- Dashuria Ime, Fryma Jote Është Shtëpia Ime
- Biri Mamit, Jeta Ime Ti!
- Gratë, Shumë Kohë Më Parë
- Mos Ki Frikë Në Rënie
Komente 0