>
LETERSISHQIP
Dallandyshe Lusha Bushi

Mos Më Harro!

Mos më harro!

Dialogu i heshtur
Me ty
Mami

Nëse mungon një trokitje në agim a në muzg

Mos u shqetëso nga heshtja e dhimbshme e fjalës!

Po ti mos e ndal hapin e mos e fshih krenarinë!

Ngre një kala për shpresën si maja e dallgës.
Nëse perdet e tua nuk i tund fryma e mallit

Merr një fletë e vizato një shqiponjë a një pëllumb!

Mbase do sulen vrulshëm drejt mes qiejve, drejt oqeanit

Për të ardhur tek unë si lajmëtari në një furtunë.

Nëse diku udha mbushet me mjegullën e dendur

E t’i mbulon dritat e semaforëve të gjelbër a të kuq.

Ti mbaje dritën e mallit për mua përherë të ndezur

E mos u tremb si të ishe vetëm në terrin si pus.

Kështu qënka jeta herë dinake, herë lakmitare.
Të jep një pjatë të mbushur, po ta merrka lugën

Të bën flutur që digjet në flakën e një llampe

E zogjtë ta marrin në sqep dhe ujin dhe bukën.

Ngrihu si kreshnike para Kuçedrës së Harresës!

Ngrej vetë një anije me vela mes deteve plot stuhi!
Mos harro të heqësh çdo ditë gërvimën e derës

Me një kujtim që ndizet si pishtari i lashtë olimpik
TË DUA SHUMË
O MAMI IM E MIRË !!!.