Dallandyshe Lusha Bushi
Sa Rrugë E Gjatë!
Këtë poezi ja dedikoj nënës time, dramës së sëmundjes së sajë
Sa gjatë mund të vrapoj...
Dhimbjes për t’iu larguar?
Sa shumë mund të durojë
E imja maratonë?
Në sa skuthe shkëmbinjsh
Ende mund të strukem
Për t'ju fshehur
realitetit të hidhur
që zemrën ma ka pushtuar?
Oh, nënë bekomë
ti mua me dashurinë tënde!
Hapi krahët e tua
e fort përqafomë!
Ktheje vështrimin
e shikomë mua!
Më jep mendime
udhëzo lutjet e mia!
Vallë, a më dëgjon
pse jam duke qarë???!!!
Dhimbjes për t’iu larguar?
Sa shumë mund të durojë
E imja maratonë?
Në sa skuthe shkëmbinjsh
Ende mund të strukem
Për t'ju fshehur
realitetit të hidhur
që zemrën ma ka pushtuar?
Oh, nënë bekomë
ti mua me dashurinë tënde!
Hapi krahët e tua
e fort përqafomë!
Ktheje vështrimin
e shikomë mua!
Më jep mendime
udhëzo lutjet e mia!
Vallë, a më dëgjon
pse jam duke qarë???!!!
Pjesë nga libri "të lutem mos më harro" dedikuar nënës time.